image Rama mikpritës: Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut – Liderët evropianë ftohen për drekë falas në Tiranë

Shqipëri

Rama mikpritës: Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut – Liderët evropianë ftohen për drekë falas në Tiranë

news image

Sesioni i parë i Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë përfundoi me fjalimet e disa prej liderëve kryesorë të Evropës, ndërsa kryeministri shqiptar, Edi Rama, i bëri një mikpritje të veçantë mysafirëve të tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Duke iu referuar Kanunit tradicional shqiptar, Rama theksoi thellësinë e mikpritjes shqiptare, duke përmendur se “shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut”. Ai kujtoi se ky shpirt mikpritës ishte arsyeja pse Shqipëria mbrojti hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke u bërë një strehë për ta.

Kryeministri shtoi se një nga detyrat kryesore është të ushqejë mirë mysafirët, duke ironizuar se “dreka asnjëherë s’është falas, por sot do të jetë e kundërta”. Ai premtoi se mysafirët do të trajtohen me respekt dhe mirësi, ndërsa u zotua se pas kësaj, Europa do të vazhdojë punën e saj për bashkëpunim dhe zhvillim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit

/GazetaSinjali/