image Rama merr pjesë në samitin për Ukrainën në Paris, takohet me liderët ndërkombëtarë

Shqipëri

Rama merr pjesë në samitin për Ukrainën në Paris, takohet me liderët ndërkombëtarë

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka marrë pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën, i organizuar në Paris me ftesë të presidentit francez Emmanuel Macron.

Në këtë takim u mblodhën liderë shtetesh dhe qeverish nga vende të ndryshme, së bashku me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për të diskutuar koordinimin e mbështetjes ndërkombëtare ndaj Ukrainës.

Rama ka publikuar pamje nga pjesëmarrja e tij në samit, duke theksuar angazhimin e Shqipërisë për mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

Pjesëmarrja e kryeministrit shqiptar në këtë takim vjen në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë me aleatët euroatlantikë dhe qëndrimit të Tiranës në mbështetje të rendit ndërkombëtar.

Gjatë vizitës në Francë, Rama pritet të marrë pjesë edhe në ceremoninë zyrtare të organizuar me rastin e Festës Kombëtare të Francës, më 14 korrik, gjithashtu me ftesë të presidentit Emmanuel Macron.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/