Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe analisti Mustafa Nano u përplasën verbalisht mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”. Kreu i ekzekutivit po përballej me një panel gazetarësh, për moshapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, kur analisti mori fjalën e tij.
Mirëpo, Rama u revoltua kur Nano u shpreh “Shqipëria, vendi më i mjerë në Europë”. Ai e imitoi për mënyrën e të qëndruarit në kolltukun e bardhë, ndërkohë që tonaliteti i zërit u ndje më i lartë se para pak minutash. Nga ana tjetër, Nano nuk ngurroi t’i kthehej.
“Nuk e kuptoj se si mund t’ju bëjë përshtypje qëndrimi im këmbë përmbi këmbë, kur ju i drejtoheni Brukselit me çitjane”– tha Nano, duke shtuar: “Me duket se vuani nga inferioriteti z. kryeministër”.
“Po me flet ti Nano për inferioritet, kur ti e ke huazuar mënyrën e të veshurit me ngjyra pikërisht nga unë? Besomëni, vuani ju nga inferioriteti, jo unë”, iu përgjigj Rama.