Edhe sot ka vazhduar protesta në Tiranë.
Kjo e hënë shënoi ditën e 37-të, ku aktivistët dhe qytetarët u mlodhen për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit shqiptar Edi Rama.
Gjithçka nisi nga sheshi “Skënderbej”, ku vijuan thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”, Rama në burg, Berisha në burg”, raporton Euronews.al, përcjell Sinjali.
Më pas, turma e protestuesve u nis drejt Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ duke u ndalur para godinës së Kryeministrisë, ku vijuan me thirrje dhe pankarta në kuadër të protestës së tyre të përditshme.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!