Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka reaguar sot kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinajt ku ky i fundit i ka përsëritur akuzat ndaj tij për ndarjën e Kosovës.
Kryeministri Rama ka thënë se ‘’Haradinaj e ka kthyer shpifjen në pushkë që kur e ka lënë pushkën’’, transmeton Gazeta Sinjali.
Ndër të tjerash, ai konsideron që nuk mund të merret më me shpifjet e Haradinajt jashtë Gjykatës së Kosovës, sepse bërlloku nuk kthehet me bërllok.
“Ramushi e ka kthyer shpifjen në pushkë qëkur ka lënë pushkën! Por, nëse për pushkën i’a kam bëre të gjitha nderimet e mundshme dhe të merituara, për shpifjet nuk mund t’i bëj asgjë tjetër përveçse ta ftoj në gjykatën e Kosovës që t’u dalë për zot atyre që ka nxjerrë nga goja! Sepse ndryshe nga Ramushi dhe nga ai soj politikanësh qe s’kanë fijen e respektit as për fjalën, as për të vërtetën, as për publikun, unë nuk ulem dot në nivelin e shpifësit publik për ta luftuar bërllokun me berllok! Pafytyrësi nuk është të shkosh në gjykatë për t’u mbrojtur nga një shpifës që të ka cenuar publikisht dinjitetin, po të përdoresh kanalet e komunikimit publik për të shpifur në mënyrë të përsëritur”, ka thënë Rama për Top Channel.
Kryeministri shqiptar ka deklaruar se Haradinaj po tenton që të manipulojë opinionin publik me fabrikime të paqena.
“Nuk është akt i turpshëm t’i nënshtrohesh gjykimit të drejtësisë si viktimë e një shpifësi që të sulmon si tradhtar të kombit me fabrikime të ulëta, po turp është të bësh agresorin ndaj dikujt tjetër për të manipuluar opinionin publik duke fabrikuar gjëra krejt të paqena!
Ndryshe, mbrëmë Ramush Haradinaj nga Tirana nuk është tërhequr nga deklarimet e tij se Rama ka qenë pjesë e idesë për shkëmbim me territore. Për këto deklarata ditë më parë kryeministri shqiptar e ka paditur Haradinajn./Gazeta Sinjali/