Edi Rama e ka quajtur Ramush Haradinajn gënjeshtar, pasi Rama ka thënë se në Berlin nuk është diskutuar për largimin e taksës, por për pezullim.
Sipas Ramës, nëse Haradinaj do ta pezullonte taksën në kohën kur presidenti i Francës, Macron e kërkonte pezullimin, tani Kosova do të lëvizte pa viza.
“Sikur Ramush Haradinaj të dëgjonte presidentin e Francës sot do të lëviznim pa viza, por ka pas dëshmitar. Ka pas disa dëshmitar. Është gënjeshtar fiziologjik. Ndërkohë që aty nuk është fol fare për heqje, por për pezullim. Makroni i tha pezulloje për 4 muaj dhe të bëjmë çmos me Angelën, nëse pas 4 muajsh nuk bëjmë asgjë ktheje taksën”, ka thënë Rama. /Gazeta Sinjali/