image Rama do t’i takojë Vuçiqin dhe Kovaçevskin në Tiranë

Shqipëri

Rama do t’i takojë Vuçiqin dhe Kovaçevskin në Tiranë

news image

Kryeministri Edi Rama, homologu i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq mbajtën të premten një takim online në kuadër të iniciativës “Ballkani i Hapur”.

Ata u dakordësuan për t’u takuar në Tiranë, në mes të muajit, për të folur mbi zgjerimin e bashkëpunimit në fushat e energjisë, sigurisë ushqimore dhe financave, shkruan euronews.al.

Rama, Kovaçevski dhe Vuçiq gjithashtu u pajtuan për krijimin e grupeve të punës të cilat do t’i përgjigjen përballimit të krizave.

Kujtojmë se Kosova është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që vazhdon të jetë kategorikisht kundër nismës “Ballkani i Hapur”.

/GazetaSinjali/