image Rama diskuton me Zyrën e BE-së për Hekurudhën dhe Sallën Koncertale

Politikë

Rama diskuton me Zyrën e BE-së për Hekurudhën dhe Sallën Koncertale

news image

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur sot në takim udhëheqësin e Komisionit nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Luigi Brusa, me të cilën thotë se ka diskutuar për dy projekte të rëndësishme, atë të Hekurudhës dhe Sallës Koncertale.

Rama tha se fokusi i takimit ishte vlerësimi i hapave të mëtutjeshëm që do të ndërmerr komuna për të realizuar këto dy projekte, të cilat vlerëson se kanë rëndësi të madhe për zhvillimin kulturor dhe rijetësimin e infrastrukturës së kryeqytetit.

“U fokusuam në vlerësimin e hapave të mëtutjeshëm që do të ndërmarrim si Komunë për t’i evituar vështirësitë potenciale. Me kënaqësi mirëpresim takimin e radhës për të ndërmarrë hapa konkret për realizimin e këtyre projekteve me vlerë kapitale për Prishtinën e Kosovën”, ka shkruar Rama./GazetaSinjali/