Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka dënuar sulmin e sotëm terrorist në Turqi.
Ai përmes një shkrimi në X ka thënë se Shqipëria qëndron me Turqinë.
“Ne e dënojmë fuqishëm terrorizmin në të gjitha format e tij dhe mbetemi plotësisht të bindur se Republika turke do të dalë më e fortë nga një sulm kaq frikacak ndaj qytetarëve të saj të pafajshëm”, ka shkruar tutje Rama.