Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë vizitës në Mal të Zi, ka folur për “Ballkanin e Hapur”, duke thënë se kjo nismë e ka kryer misionin e vet.
Rama tha se duke iu kundërvënë “Ballkanit të Hapur” me teori konspirative kinse, sipas tij, është një plan kinezo-rus, e kanë dëmtuar këtë nismë por edhe Procesin e Berlinit.
“Dhe kanë ndikuar në vende të ndryshme për të krijuar dyshime mbi një nismë që ka pasur vyrtyte shumë të rëndësishëm, që ka vënë në jetë vendime që janë marrë disa herë në mënyrë të përsëritur në Procesin e Berlinit dhe s’janë materializuar”, tha Rama.
Ndërsa, për situatën në veri, Rama e quajti absurde, pasi sipas tij, është një kohë kur vendet e Ballkanit duhet të jenë bashkë.
‘”Ky është një moment edhe për të luftuar me mendësinë e vjetër, e për të admiruar Oso Kukën kur na tregojnë por jo për të bërë Oso Kukën nga e para që të futemi në kulla dhe të bllokohemi”, tha Rama.