image Rama akuza Berishës: Ia nguli thikën UÇK-së dhe Shqipërisë pas paktit që e bëri me Rusinë

Shqipëri

Rama akuza Berishës: Ia nguli thikën UÇK-së dhe Shqipërisë pas paktit që e bëri me Rusinë

news image

Gjatë fjalës së tij me gazetarët sot, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka akuzuar Sali Berishën se “i ka ngulur thikën në palcë UÇK dhe Shqipërisë”, në një “pakt” të bërë me Rusinë. Kjo referuar votimit në KE për raportin e Dick Marty.

“Habi e madhe si një fakt tjetër rrëqethës, tragjik në këtë godinë është pritur përfaqësuesi i Putinit një muaj para se PD të jepte votën duke bashkuar qëndrimin me partinë e Putinit kundër UÇK-së, është pritur këtu një rus real me emër e mbiemër e me titull është bërë dhe një deklaratë nga këtu si nje takim i vlerësuar i rëndësishëm e një muaj pas i është ngulur thika në palcë UÇK-së e Shqipërisë nga PD.

Se që rusët të paguajnë duhet të kesh dhënë një provë. S’mund të paguajnë kot. Fjalet e mia gjithmonë dalin se unë nuk hedh fall, unë kur flas di shumë mirë çfarë them.

Është më mirë të merreni me fantazmat serbe që nuk ekzistojnë? A nuk është turp që në këtë çorbën e brefshme se merr vesh i pari të dytin dhe të gjithë kanë gjetur rehatin e tyre.

Cfarë e sharë është ti thuash tjetrit je pa atdhe se për mua dikush që është paguar për të shkelur intersin kombëtar është pa atdhe. S’ka shkelje më të madhe se sa të paguhesh nga Putini kundër UÇK-së apo të paguhesh që të rrëzosh qeverinë e vendit.

Po qe i zoti rrëzoje vetë mos i merr paratë e një fuqie që nuk ka minimumi dashamirësinë ndaj vendit tënd, ndaj je pa atdhe, je pa din e iman patjetër. Të ngresh një çadër e të torolisësh vendin tënd e të bojkotosh zgjedhjet i paguar nga një forcë e huaj patjetër që je pa fe.”, është shprehur Rama.

/GazetaSinjali/