image Rama: 10 mijë udhëtarë më shumë prej biletave ditore, së shpejti shtohen edhe 30 autobusë të rinj

Sociale

Rama: 10 mijë udhëtarë më shumë prej biletave ditore, së shpejti shtohen edhe 30 autobusë të rinj

news image

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se 10 mijë udhëtarë më shumë kanë përdorur autobusët e “Trafiku Urban”, si rezultat i vendimit të marrë në muajin janar të këtij viti për përdorimin e biletës ditore.

Përmes një njoftimi në Facebook, i pari i Prishtinës bëri të ditur se shumë shpejt flotës së Trafikut Urban do t’i shtohen edhe 30 autobusë të rinj, 6 prej të cilëve do të jenë elektrik.

Sipas tij, kjo do të përmirësojë tutje shërbimet e ofruara për qytetarët.

/GazetaSinjali/