image Rakiq: QUINT-i kërkoi nga ne që ta pranojmë pavarësinë e Kosovës, nuk do ta bëjmë kurrë

Politikë

Rakiq: QUINT-i kërkoi nga ne që ta pranojmë pavarësinë e Kosovës, nuk do ta bëjmë kurrë

news image

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq në një konferencë për media nga Qeveria e Serbisë ka thënë se ambasadorët e vendeve të QUINT-it u kanë kërkuar që të përkrahin vendimet e Qeverisë së Kosovës, përfshirë këtu vendimet për targat dhe dokumente, si dhe të njohin faktin që Kosova tashmë është shtet i pavarur.

Por Rakiq tha se u është përgjigjur atyre që asnjëherë nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës.

“Na thirrën që ta pranojmë realitetin në terren, që Kosova është e pavarur. Ne dhe asnjë serb nuk do ta pranojmë këtë. Ne po shikojmë në tryezën e Brukselit dhe për ne nuk është punë e përfunduar”, tha Rakiq.

Rakiq tha se pret që përmes dialogut në Bruksel, presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe ekipi i tij të gjejnë mënyrën për ta tejkaluar krizën.

Në konferencën nga ku foli, morën pjesë katër kryetarët e komunave në veri të Kosovës dhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq.

Kurti dhe Vuçiq pritet të takohen të enjten në Bruksel në rundin e ri të bisedimeve.

/GazetaSinjali/