image Rakiç: Kurti dhe Osmani donin të fitonin pikë politike duke provokuar popullin serb

Politikë

Rakiç: Kurti dhe Osmani donin të fitonin pikë politike duke provokuar popullin serb

news image

Kreu i Listës Serbe, Goran Rakiç ka reaguar pas hyrjes së anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicën e Veriut, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas tij, veprimi i kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe i ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ishte provokim i turpshëm dhe i papranueshëm.

Rakië tha se sot ata donin të shkaktonin incidente dhe trazira dhe të fitonin pikë politike duke provokuar popullin serb dhe duke sjellë dhjetëra njerëz të armatosur në Veri, raporton Kosovo Online.

Fakti që ata ishin të shoqëruar nga njerëz me simbole të UÇK-së tregon një qëllim të maskuar për të provokuar një reagim nga serbët, të cilët në tubim, me anë të fishkëllimave shënjëzuan qartë për t’u larguar nga veriu. Falënderoj qytetarët e Mitrovicës së Veriut që u përmbajtën, por ata gjithashtu treguan se hapësira e kujt është kjo dhe kujt i përket, se provokatorët nuk kanë vend këtu”, tha Rakië.

Një grumbull serbësh, me anë të fishkëllimave dhe brohoritjeve nacionaliste, larguan nga Veriu kreun e partisë opozitare, Albin Kurti, si dhe ushtruesen e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani.

Në Veri ndodhi një ngjarje tjetër e pazakontë përgjatë të shtunës. Përgjatë homazheve të bëra në Leposaviq, për 104-vjetorin e rënies së serbëve në kryengritjen e Toplicës, u panë persona me uniformë ushtarake serbe që po mbikëqyrnin zonën.

/GazetaSinjali/