Një transmetim i drejtpërdrejtë ka kapur momentin dramatik kur raketa Starship e kompanisë SpaceX shpërtheu në flakë gjatë përgatitjeve për një test fluturimi në qendrën e testimeve Massey në Teksas, të mërkurën mbrëma rreth orës 23:00, shkruan Gazeta Sinjali.
Në një reagim zyrtar, SpaceX konfirmoi se nuk ka pasur të lënduar si pasojë e shpërthimit dhe siguroi publikun se nuk ekziston rrezik për komunitetet përreth zonës së incidentit.
Kompania u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin afërsinë me vendin e ngjarjes ndërsa po zhvillohet hetimi për të përcaktuar shkakun e shpërthimit.
Starship është projekti më ambicioz i SpaceX për misione të ardhshme drejt Hënës dhe Marsit, dhe incidenti i fundit përbën një pengesë të përkohshme në programin e zhvillimit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!