image Raka: Të riinfektuarit me Covid-19 janë hospitalizuar

Shëndetësi

Raka: Të riinfektuarit me Covid-19 janë hospitalizuar

news image

Mikrobiologu Lul Raka, ka përsëritur thirrjet e tij për vaksinim në mënyrë që të ndalohet përhapja e COVID-19, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai ka bërë të ditur se ka pasur qytetarë të cilët infektimin për herë të dytë me koronavirus e kanë kaluar më vështirë se herën e parë.

“Ka riinfektime. Ndodh riinfektimi për shkak se nuk ka imunitet të mjaftueshëm pas një periudhe kohore. Për shembull pas një viti”, tha Raka për RTK-në.

“Në disa raste të rralla ka qenë edhe më i rrezikshëm. Ka kërkuar edhe hospitalizim”, shtoi ai.

Mirëpo, sipas tij, në shumicën e rasteve, riinfektimi kalon më lehtë.

“Në pjesën më të madhe të rasteve kjo është prej imunitetit, edhe prej sëmundjeve tjera. Riinfektimi ka kaluar më lehtë”, theksoi ai.

/Gazeta Sinjali/