Mikrobiologu Lul Raka ka thënë se përdorimi i antibiotikëve kundër COVID-19 ka qenë problem edhe në Kosovë, ashtu siç ka qenë në shumë vende të botës.
Ai u ka bërë thirrje të gjithëve që të mos përdorin antibiotik për ta luftuar koronavirusin.
“COVID-19 shkaktohet nga virusi dhe antibiotikët nuk kanë kurrfarë efekti në parandalimin e tij. Nuk jepen antibiotikët”, është shprehur ai në Edicionin Special.
“Këto ditë do të dalë udhërrëfyesi klinik për trajtimin e COVID-19 ku një kapitull i është kushtuar koronavirusit. Antibiotikët janë marrë kotë për ta trajtuar COVID-19. Antibiotikët jepen nëse të njëjtën kohë ke infeksion bakterial. Mos përdorni antibiotik edhe nëse ju përshkruan doktori”.