image Raka: Ende ka rrezik për një valë të re të COVID-19 në Kosovë

Shëndetësi

Raka: Ende ka rrezik për një valë të re të COVID-19 në Kosovë

news image

Mikrobiologu Lul Raka në një prononcim për media ka thënë se çështja e koronavirusit dhe rasteve të reja të infektimit me këtë virus ende nuk ka përfunduar, raporton Gazeta Sinjali.

Raka foli në lidhje me fillimin e një vale të re të pandemisë COVID-19 në Kosovë, duke thënë se rreziku ende ekziston.

“Nuk ka përfunduar asgjë, ende ekziston rreziku për fillimin e një vale të re të rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë. Ne duhet t’i respektojmë masat e rekomanduara”, ka thënë ai në Klan Kosova.

Ndërsa në pyetjen se kur pritet të përfundojë COVID-19 dhe njerëzimi t’i kthehet normalitetit, Raka tha se vaksina pritet të dalë në fund të vitit, por që kjo sipas tij, do të kërkojë shumë kohë.

“Zbulimi i vaksinës është paralajmëruar në fund të vitit, por mos të harrojmë që bëhet fjalë për miliarda njerëz që do të vaksinohen dhe kjo mund të marrë kohë. Me masat parandaluese do të kalojmë këtë pandemi. Pasi kjo nuk është e lehtë, por do të marrë kohë deri sa të përfundojë e gjithë kjo”, ka përfunduar Raka. /Gazeta Sinjali/