Lideri separatist lokal Leonid Pasechnik ka thënë sot se Republika e vetëshpallur Popullore e Luhanskut në Ukrainën lindore, e mbështetur nga Rusia mund të mbajë një referendum së shpejti për bashkimin me Rusinë.
“Mendoj se në të ardhmen e afërt do të mbahet një referendum në territorin e republikës”, tha Pasechnik. “Populli do të ushtrojë të drejtën e tij përfundimtare kushtetuese dhe do të shprehë mendimin e tij për t’u bashkuar me Federatën Ruse.”
Muajin e kaluar Rusia njohu republikat e vetëshpallura të Luhanskut dhe Donetskut si të pavarura dhe urdhëroi atë që e quajti një operacion paqeruajtës në rajon menjëherë pas kësaj, shkruan Reuters transmeton Gazeta Sinjali.
Kujtojmë se Luhansk është qyteti më i madh i rajonit dhe shërben si kryeqyteti i tij. Popullsia e republikës është afërsisht 1.5 milion njerëz dhe kreu aktual i shtetit është Leonid Pasechnik.