image Rahovec: 45-vjeçari i kërcënon policët pasi e dënuan për shkak të parkimit ilegal

Siguri

Rahovec: 45-vjeçari i kërcënon policët pasi e dënuan për shkak të parkimit ilegal

news image

Shqiptimi i gjobave për thyerjen e rregullave në trafik bëhet shpeshherë shkas që shoferët të revoltohen dhe t’i pengojnë zyrtarët policorë. Përpos ofendimeve, ata eskalojnë edhe në kërcënime dhe sulme fizike, duke ua vështirësuar kryerjen e detyrave, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se një rast i tillë ka ndodhur të enjten në Rahovec, ku Policia është përballur me një qytetar për shkak të parkimit të parregullt.

Gjoba që Policia e Trafikut ia shqiptoi të dyshuarit në rrugën “Avdullah Bugari” e futi në sherr, duke i kanosur policët me fjalë të ndryshme.

Për ta vënë situatën nën kontroll, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku para hetuesve ka dhënë deklaratën e tij lidhur me atë që ka ndodhur.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj tij për veprën “Kanosje ndaj personit zyrtar”.

/GazetaSinjali/