Një ngjarje e rëndë është shënuar dje, në fshatin Dejnë të Rahovecit, ku një zyrtar policor është sulmuar fizikisht nga një i ri gjatë mbarëvajtjes së festimeve të Ditëve të Shën Gjergjit.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se i dyshuari është Rasim Ramadani, rreth 18 vjeçar, i cili dyshohet se e ka sulmuar një zyrtar të policisë së rendit derisa ky i fundit po ndërhynte për të vendosur rend dhe qetësi në një incident mes disa personave.
Sipas informacioneve, polici ka pësuar lëndime të lehta trupore, ndërsa i dyshuari është arrestuar menjëherë nga njësia intervenuese. Ai është intervistuar dhe ka pranuar veprimet e tij.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe është ndaluar për 48 orë.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!