image Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas “sulmit me dronë ukrainas”

Siguri

Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas “sulmit me dronë ukrainas”

news image

Agjencia ruse e lajmeve TASS thotë bën të ditur se një rafineri ruse e naftës ka pezulluar pjesërisht funksionimin pasi u dëmtua në një sulm të dyshuar me dronë ukrainas.

Një zjarr i madh shpërtheu në rafinerinë e naftës në Slavyansk pasi u godit me 10 dronë ukrainas, citohet të ketë thënë drejtori i sigurisë në Slavyansk ECO Group, raporton Sky News.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë theksoi se njësitë e saj të mbrojtjes ajrore kishin kapur dhe shkatërruar 66 dronë ukrainas mbi territorin e rajonit Krasnoyarsk dhe dy të tjerë mbi Gadishullin e Krimesë.

Një burim nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës konfirmoi se dronët ukrainas ishin nisur në rafineritë e naftës Slavyansk dhe Ilsky dhe kishin shkaktuar zjarre në objektet.

/GazetaSinjali/