Drejtori Ekzekutiv nga Qendra e Avokimit për Kulturë Demokratike, Dushan Radakoviq ka marrë pjesë në Seminarin e 102-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
Ai ka folur në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Radakoviq tha se ai mendon që është mirë që Kosova të jetë pjesë e kësaj organizate.
“99% e serbëve në Kosovë nuk mendojnë se Kosova është mirë të anëtarësohet në NATO, por unë mendoj se është mirë që ju të jeni pjesë e NATO. Po e them këtë në Prishtinë në kryeqytet, do ta thoja edhe në veri edhe në Beograd”, u shpreh ai.