image Rada Trajkoviq: Vuçiq i ka dorëzuar Kosovës një pjesë të rrjetit elektrik serb

Kosovë

Rada Trajkoviq: Vuçiq i ka dorëzuar Kosovës një pjesë të rrjetit elektrik serb

news image

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, deklaroi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, “vodhi një pjesë të rrjetit elektrik serb dhe ia dorëzoi Kosovës” dhe se “kjo është e qartë për të gjithë” dhe më nuk ka kthim.

Ajo ka thënë për gazetën serbe “Danas” se Gjermania ka investuar më shumë se 100 milion euro në lidhjen e rrjetit elektrik të Kosovës dhe Shqipërisë, i cili është një projekt i madh strategjik dhe investues për këtë vend, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas saj, shteti dhe Vuçiq nuk treguan asgjë se çfarë mori Serbia, dhe nëse ajo mori diçka, përveç përpjekjes së Vuçiqit për të qëndruar në pushtet përmes Gjermanisë edhe për një kohë.

Serbia si shtet nuk fitoi asgjë, edhe pse ky është një koncesion i madh strategjik. Si strategjik ashtu edhe financiar”, ka thënë Trajkoviq.

Gazeta përkujton se mediat kosovare raportuan se operatori i sistemit të transmetimit dhe tregut të energjisë elektrike (KOSST) në Kosovë mori përsipër furnizimin me energji elektrike të komunave në veri të Kosovës më 14 dhjetor./Gazeta Sinjali/