image Qytetarja në Veri denoncon në Polici kompaninë ndërtimore "MAP", dyshohet se i shkaktoi rrezik

Siguri

Qytetarja në Veri denoncon në Polici kompaninë ndërtimore “MAP”, dyshohet se i shkaktoi rrezik

news image

Foto ilustruese


Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka nisur hetimet për një rast të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm që është denoncuar nga një qytetare në Veri, e cila e ka denoncuar një kompani që merret me ndërtimin e objekteve banesor,  raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për kompaninë MAP  SH.P.K., që po kryente punime afër shtëpisë së viktimës, me ç’rast dyshohet se kanë shkaktuar dëmtime në oborrin e saj.

Siç mëson Sinjali, bazuar në dëshminë e viktimës, si pasojë e gërmimeve që janë kryer është shkaktuar edhe plasaritje në murin rrethues.

Me t’u përfunduar procedurat policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit në drejtim të veprës penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore.

/GazetaSinjali/