image Qytetari rrah policin, e bën për spital

Kosovë

Qytetari rrah policin, e bën për spital

news image

Një qytetar në Prishtinë ka sulmuar një polic gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në  rrugën “Zenel Salihu” në Prishtinë

Sulmi ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00. Zyrtari policor ka pranuar tretman mjekësor, thuhet në raportin e policisë.  

I dyshuari për sulm ndaj personit zyrtar është arrestuar  dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./Sinjali/