image Qytetari nga Hani i Elezit dorëzon në polici një portofol të gjetur me para dhe dokumente

Siguri

Qytetari nga Hani i Elezit dorëzon në polici një portofol të gjetur me para dhe dokumente

news image

Një akt i rrallë i ndershmërisë dhe përgjegjësisë qytetare është regjistruar të dielën mbrëma në Han të Elezit.

Dje rreth orës 19:15, qytetari M. Th, 51 vjeç, nga fshati Paldenicë, ka dorëzuar në stacionin policor një portofol që e kishte gjetur në qytet.

Në praninë e tij dhe të zyrtarëve policorë, u bë hapja dhe verifikimi i përmbajtjes së portofolit. Brenda tij u gjetën 615.12 euro, një zinxhir dore, si dhe dokumente personale.

Pas hetimeve të shpejta, policia identifikoi pronaren e portofolit, shtetasen L.L., e cila u kontaktua dhe u paraqit në stacionin policor për tërheqjen e sendeve të humbura. Të gjitha sendet dhe paratë iu kthyen asaj me procesverbal zyrtar.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka shprehur mirënjohje publike për qytetarin M. Th., duke e cilësuar këtë veprim si një akt human dhe shembullor, që pasqyron standardet më të larta të integritetit dhe ndërgjegjes qytetare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/