image Qytetarët e Tiranës helmohen keq nga uji

Rajon

Qytetarët e Tiranës helmohen keq nga uji

news image

Banorët e Tiranës janë detyruar të konsumojnë ujë të rezervareve për shkak të mungesës së furnizimit të rregullt me ujë të pijshëm.

Kjo konsiderohet dhe si shkaku i epidemisë së para pak ditëve, ku çdo ditë paraqiteshin 280 raste në Infektiv.

Nga analizat e pacientëve të cilët janë trajtuar në shërbimin infektiv rezulton se ata janë infektuar me salmonelë, e cila merret kryesisht nga ushqimet si dhe moslarja e tyre me ujë të bollshëm siç janë sallata, perimet e ndryshme mishi i pulës por edhe duart.

Të pyetur nga epidemiologët një pjesë e mirë e këtyre pacientëve kanë deklaruar se konsumojnë ujë të rezervareve.

Por uji tyre mund të jetë i kontaminuar, pasi cilësia e ujit të autoboteve që tregtohet nëpër Tiranë nuk është për konsum madje as nuk i kontrollon askush.

Autobotet blejnë ujë pranë ujësjellësit të Tiranës dhe destinacioni është i përcaktuar për vaditje në mënyrë që të mos abuzohet me ujin e rrjetit që furnizon qytetarët.

Uji që ata blejnë është i patrajtuar në impiantin e Bovillës dhe askush nuk analizon cilësinë tij. Por ky ujë u tregtohet konsumatorëve me një çmim më të lirë se sa uji i ambalazhuar duke riskuar seriozisht shëndetin e konsumatorit.