Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar, ka njoftuar qytetarët se ka pezulluar punën në ambulanca specialistike, operacionet dhe procedurat e tjera jo urgjente.
“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar, njofton të gjithë qytetarët se ka pezulluar, deri në një vendim tjetër, punën në ambulanca specialistike dhe ka ndërprerë programin elektiv (jo urgjent) të operacioneve dhe procedurave tjera terapeutike dhe diagnostike”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.
Ky vendim, sipas këtij institucioni, vjen pas rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK), me qëllim të mbrojtjes nga koronavirusi i cili ka përfshirë edhe Kosovën duke infektuar pesë persona./GazetaSinjali/