image QKUK tregon për gjendjen e dy të plagosurve dje

Kosovë

QKUK tregon për gjendjen e dy të plagosurve dje

news image

Një ngjarje e rëndë ndodhi dje në kryeqytet, ku si pasojë e një sulmi me armë zjarri mbetën të vdekur dy persona e dy të tjerë të plagosur rëndë.

Zëdhënësi i QKUK-së Shpend Fazliu ka treguar për gjendjen e tyre aktuale.

Janë në mjekimin intensiv qendror në gjendje të rëndë, nën përkujdesje intensive të stafit mjekësor”, ka thënë ai.

Ndërsa, policia ende nuk ka bërë të ditur zyrtarisht motivet e rastit, por sipas dëshmitarëve në konfliktin e armatosur janë përfshirë familjet Mehmeti dhe Rafuna, për shkak të kontestit pronësor.

Policia deri më tash në lidhje me rastin ka arrestuar tre persona./Sinjali/