Qendra Klinike Universitare e Kosovës, (QKUK), ka njoftuar se Klinika e Onkologjisë ka ofruar 40 mijë shërbime mjekësore për pacientët me kancer.
Sipas raportit të Klinikës së Onkologjisë për 9 javë janë ofruar 40 mijë shërbime të ndryshme mjekësore për pacientët, raporton Gazeta Sinjali.
“Nga raporti njoftohet se prej tyre, janë ofruar 4 mijë e 500 i shërbime të kimioterapisë, 4 mijë e 200 mjekime me kimioterapi intravenoze”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.
Më tutje, 1500 pacientë me kancer shërbehen me kimioterapi brenda një dite./ Gazeta Sinjali/