image QKUK në mungesë të një salle s’mund të kryejë operacionet estetike

Shëndetësi

QKUK në mungesë të një salle s’mund të kryejë operacionet estetike

news image

Janë operimet e kirurgjisë plastike, përkatësisht pjesa e estetikës, e cila ende nuk po mund të realizohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për shkak se ka mungesë një salle të dytë ku do të mund të kryheshin këto intervenime. E zgjidhja e vetme për qytetarët që duan të bëjnë ndërhyrje estetike, janë spitalet private.

Kirurgjia plastike mbetet ende vetmja qendër në QKUK, ku bëhen të gjitha shërbimet tjera të kirurgjisë plastike dhe rekonstruktive, në të cilën numri i pacienteve është gjithmonë në rritje. E për shkak të numrit të madh, ekziston lista e pritjes për rreth dy muaj.

Liridona Guci, kirurge plastike në QKUK, ka thënë se në spital, bëhen të gjitha shërbimet e kirurgjisë plastike dhe rekonstruktive, përveç pjesa e estetikes nuk mund të realizohet, për shkak të problemit në hapësirat ku duhet vepruar.

“Një pjesë e patologjive apo operimeve të kirurgjisë plastike të cilat nuk mund të realizohen në spital, mbetet pjesa e estetikes që është për shkak të problemeve që kemi në infrastrukturë ose në hapësirat ku duhet të veprojmë, gjegjësisht në një mungese e një salle të dytë”, theksoi Guci për KP.

Ajo ka thënë kërkesat për në këtë klinikë janë të shumta dhe kjo ka bërë që lista e pritjes të jetë deri në dy muaj.

“Numri i kirurgeve plastik është në rritje e sipër, të cilët punojnë këtu dhe numri, rrjedhimisht lista e pritjes të operimeve është rritur edhe pikërisht këtë problem e shkakton po ashtu mungesa e një salle të dytë. Ekziston lista e pritjes diku në dy muaj, terminët të cilat janë për t’u pritur e që mundohemi që m’i radhit në bazë të urgjencave, varësisht prej patologjisë, me bë edhe listën e pritjes”.

Ajo tregon që numri i pacientëve është çdo herë në rritje e sipër, nga puna e tepërt që po bëhet dhe numri i operimeve dhe llojeve që po kryhen në QKUK.

Kirurgjia plastike është e vetmja qendër në QKUK, i vetmi repart dhe Klinikë, është vetëm shërbimi terciar, nuk ka as në spitalet regjionale tjera në Kosovë, jemi e vetmja qendër, kështu që kërkesat të gjitha janë të shumta”, vijoi ajo.

Sipas saj, secili operim shkakton problematik, mirëpo nga puna e tepërt dhe profesionalizmi që po zhvillohet çdo ditë, edhe komplikimet e operacioneve janë më të paketa.

/GazetaSinjali/