QKUK ka njoftuar se rasti pozitiv nga Ferizaji i cili nëpër media është raportuar se është infektuar në kuadër të Klinikës Infektive nuk është i vërtet.
Në njoftimin e QKUK-së thuhet se rastit në fjalë nuk i është marrë strisho nga stafi i klinikës dhe nuk bëhet fjalë për infektim në kuadër të kësaj klinike.
“Kolegjiumi Profesional i Klinikës Infektive të Qendrës Klinike Universitare e Kosovës, reagon ndaj publikimeve në medie, ku raportohej se një rast nga Ferizaj është infektuar në kuadër të Klinikës Infektive. Kolegjiumi sqaron opinionin se rastit në fjalë nuk i është marrë strisho nga stafi i klinikës dhe nuk bëhet fjalë për infektim në kuadër të kësaj klinike”, thuhet në njoftimin e tyre.
Kolegjiumi i Klinikës Infektive kërkon nga mediet që të jenë më të kujdesshme gjatë raportimeve dhe në të tilla raste të merret konfirmim edhe nga klinika./Gazeta Sinjali/