image QKUK investon në Neurologji

Kosovë

QKUK investon në Neurologji

news image

Në kuadër të projektit për modernizimin e hapësirave të klinikave të QKUK-së, pritet të krijohet shërbimi i ri për trajtimin e rasteve urgjente neurologjike, të njohura si sulme iskemike të  trurit, e që do të bëhen të mundura me krijimin e “Stroke Center”. 

Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor, Basri Sejdiu, derisa inspektoi punimet, theksoi se në këtë qendër do të vendoset edhe Rezonanca e re Magnetike dhe Tomografia e Kompjuterizuar, të cilat sipas tij, përveçse do të shërbejnë për trajtim të rasteve urgjente neurologjike, do të mundësojnë që listat e pritjes për këto shërbime të zvogëlohen dukshëm.

Drejtori Sejdiu, njoftoi se në Klinikën e Neurologjisë do të bëhet ndarja e pacientëve ambulatorë nga ata spitalorë, pasi ambulancat specialistike do të funksionojnë ndaras nga pjesa spitalore.

Projekti parasheh edhe rinovimin e mjekimit intensiv dhe krijimin e kushteve moderne për pacientë./Sinjali.com/