image QKUK: I shpëtohet jeta 42-vjeçarit që u pranua në gjendje të rëndë, kardiologët i vendosin stentë

Shëndetësi

QKUK: I shpëtohet jeta 42-vjeçarit që u pranua në gjendje të rëndë, kardiologët i vendosin stentë

news image

Në Kardiologjinë Invazive në QKUK, vazhdimisht janë realizuar qindra ndërhyrje me sukses nga kardiologët e kësaj klinike. Një rast të tillë, ku është kryer me sukses një rast i vendosjes së stentës te një pacient 42-vjeçar e ka publikuar në Facebook, kardiologu Jetmir Sejdiu.

Ai ka shkruar se pacienti ishte pranuar në gjendje të rëndë, me dhimbje gjoksi, pasi paraprakisht kishte pësuar arrest kardiak dhe ishte trajtuar në Podujevë.

Sejdiu është shprehur me fat që ndërhyrja u krye me sukses dhe iu shpëtua jeta 42-vjeçarit.

“Sa me fat jemi që kemi mundësin me shpëtu jetët e reja të pacientëve tanë. Privilegj që ska çmim që e paguan. Pacienti i lindur ne vitin 1980, pranohet me sulm masiv në (#IAMInferior). Në Emergjencë të Podujevës, pacienti bënë #ArrestKardiak, ku reanimohet dhe kthehët në jetë, per çka meritojn një falënderim të veqantë stafi mjekësor atje. Pacienti pranohet në Klinikë – QKUK, në gjendje të rëndë, me dhimbje gjoksi dhe frymzënie të shprehur. Me urgjenc merrët në sallë, nën përcjellje të #Anestezionit. Realizohet #Koronarografia, e cila rezulton me sëmundje të shprehur të arteries së djathtë koronare (#RCA). Bëhët intervenimi me #stent, me rezultat final të shkëlqyeshëm”, ka shkruar Sejdiu.

Para intervenimit

Sipas kardiologut, pacienti në gjendje stabile është transferuar në #Njësinë Koronare, për trajtim të mëtutjeshëm.

Pas intervenimit

/GazetaSinjali/