Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj ka njoftuar se Qendra Klinike Universitare e Kosovës si dhe spitalet e tjera rajonale do t`i rikthehen normalitetit gradual të shërbimeve.
“Qeveria e Kosovës ka miratuar disa vendime për lejimin e masave dhe heqjen e disa kufizimeve dhe me këtë ne jemi dakorduar edhe për kthim gradual të shërbimeve të ambulancave specialistike dhe kthimin e operacioneve joemergjente në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme rajonale”, tha Zemaj.
“Me rikthimin gradual të të gjitha shërbimeve për qytetarët , drejtorët janë udhëzuar që në të bazë situatës, të fillojnë rikthimin e shërbimeve për pacientë të tyre”, shtoi ai.
Zemaj gjithashtu tha se lirimi i masave antiCOVID-19 nuk nënkupton largimin e tërësishëm të virusit, por përgjegjësi dhe dhe kujdes të shtuar. /Gazeta Sinjali/