Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK), ka filluar përgatitjet për mbrojtje nga koronavirusi. Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse tashmë ka bërë gati listën për furnizim me produkte që parandalojnë përhapjen e koronavirusit.
QKUK do të marrë masa për sëmundjen ngjitëse për parandalimin e rrezikut të përhapjes së koronavirusit të ri, ku do të furnizohen me maska të veçanta, terapi imunitare, kalcium, mantele të veçanta, respiratorë të frymëmarrjes, pompa të dorës, motorike, syze mbrojtëse, si dhe dorëza kirurgjike dhe speciale.
Pjesë e këtij komitetit janë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë, Policia e Kosovës, Klinika Infektive dhe zyrtarët e Doganës.
Më herët ka rezultuar negativ testi i analizave laboratorike rreth dyshimeve se një grua u prek nga koronavirusi.
Sipas IKSHP-së, pacientja ka pasur ethe, djegie të syve, rrjedhje hunde dhe fytin e ndjeshëm. Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në virusin.