Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka dal me një apel të ri lidhur me situatën fundit të krijuar nga përhapja e COVID-19, me ç’rast sot u konfirmuan dy rastet e para në Kosovë.
Në mesin e sugjerimeve preventive për mbrojtje ndaj koronavirusit, tashmë ka një masë të re që duhet ta praktikoni.
Përveç larjes së duarve dhe përdorimit të maskave, duhet të ndërrohen edhe rrobat pasi të jeni kthyer në shtëpi.
”Në mesin e shumë sugjerimeve preventive që keni marrë për mbrojtje ndaj COVID-19, është e preferueshme që për shkak të rezistencës së virusit në ambient të jashtëm pos larjes së duarve dhe maskave të ndërrohen edhe rrobat pasi të jeni kthyer në shtëpi”./GazetaSinjali/