image QKUK: 6 të infektuar me koronavirus nën kujdes intensiv, njëri në gjendje më të rëndë

Kosovë

Pandemia/ QKUK: 6 të infektuar me koronavirus nën kujdes intensiv, njëri në gjendje më të rëndë

news image

Klinika infektive e Kosovës ka treguar raportin 24 orësh të pacientëve që janë të hospitalizuar aty, njëherit edhe gjendjen e tyre.

Klinika ka bërë të ditur se është në pritje të rezultateve edhe për 11, raste teksa negative kanë rezultuar gjithësej shtatë raste

Nga 43 raste të infektuar me Covid -19, 36 janë në gjendje stabile, 6 raste kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Katër infermieret e infektuara ndërkaq janë në gjendje të mirë shëndetësore, prej të cilave tri janë të hospitalizuara në klinikë ndërsa njëra ndodhet në shtëpi.

Raporti 24 orësh nga Klinika Infektive:

Sipas raportit 24 orësh nga Klinika Infektive, në këtë klinikë ndodhen të hospitalizuar gjithsej 61 pacientë.

43 raste me Covid-19, klinika është në pritje të rezultateve për 11 raste, kurse negative kanë rezultuar gjithsej 7 raste.

Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid 19 është si vijon:

Nga 43 raste të infektuar me Covid -19, 36 janë në gjendje stabile, 6 raste kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Pacientja në kujdesin intensiv e pranuar me 25.03.2020, vazhdon të jetë në gjendje të rendë dhe është në ventilim mekanik.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, gjatë 24 orëve të fundit nuk ka asnjë rast të infeksionit intrahospitalor.

Katër infermieret e infektuara janë në gjendje të mirë shëndetësore, prej të cilave tri janë të hospitalizuara në klinikë ndërsa njëra ndodhet në shtëpi.