Qindra-mijëra persona në jugperëndim të Japonisë morën urdhrin për të evakuuar shtëpitë e tyre, për shkak të shirave të rrëmbyeshëm që kanë prekur rajonin.
Sipas CNN-it autoritetet kanë lëshuar një alarm emergjence, duke shprehur rrezikun për rrëshqitje të tokës, përmbytje dhe dalje të lumenjve nga shtrati në prefekturat e Fukuoka, Saga dhe Nagasaki në ishullin Kiushu.
Agjencia e emergjencave fillimisht kishte lëshuar alarmin në nivelin më të lartë, nivelin pesë, më pas e uli në nivelin katër. Një total prej 870000 personash që jetojnë në këtë zonë u urdhëruan sot të evakuohen./Sinjali/