image “QIKA-t” përmbysin tavolinat në kryeqytet, “punët e shtëpisë të mos kryhen vetëm nga gratë”

Sociale

“QIKA-t” përmbysin tavolinat në kryeqytet, “punët e shtëpisë të mos kryhen vetëm nga gratë”

news image

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion (QIKA), ka përmbysur sot tavolinat në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Punët e shtëpisë të mos kryhen vetëm nga gratë”, ka qenë thirrja e tyre gjatë këtij aksioni.

Aksioni u shënua në Ditën e Gruas, për 8 Mars.

Nga kriza që solli pandemia COVID-19 gratë pësuan dukshëm më shumë në të gjitha rrafshet. Të dhënat në nivel global tregojnë se një numër i madh i grave kanë humbur vendet e punës, një pjesë tjetër e tyre kanë qenë viktima të dhunës në familje si edhe shumica e grave u ballafaquan me ngarkesa të mëdha me punët e shtëpisë, të cilët padrejtësisht shihen si “punë të grave”, thuhet në njoftimin e QIKA. /Gazeta Sinjali/