Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA kanë shpërndarë peceta menstruale falas për vajza dhe gra, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Higjienës Menstruale.
Blenda Asllani nga OJQ “Qikat”, ka thënë se sot janë shpërndarë pecetat për nder të kësaj dite.
“Sot në këtë ditë po shpërndajmë peceta duke e marr parasysh që ende në Kosovë akciza e saj është 18 për qind”, ka thënë Asllani.
Kujtojmë se javën e kaluar kjo organizatë i dorëzoi 7500 nënshkrime ministrit të Financave, Hekuran Murati, duke kërkuar që të hiqet kjo akcizë, pasi sipas tyre “Peceta nuk është luks”.