image Qeveria voton fondin emergjent për vërshime, pret prezantimin e dëmeve nga komunat

Kosovë

Qeveria voton fondin emergjent për vërshime, pret prezantimin e dëmeve nga komunat

news image

Javët e para të janarit, shumë komuna të Kosovës u dëmtuan si pasojë e vërshimeve, përcjellë Gazeta Sinjali.

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka deklaruar se kanë ndarë fondin për çështjen e vërshimeve dhe po presin nga komunat që të prezantojnë dëmet.

Ne sot kemi ndarë fondin për çështjen e vërshimeve dhe tanimë po presim nga Komunat për të prezantuar dëmet dhe të vendoset më pas ndarja e tyre”, tha Hoti.

Këtë deklarim Hoti e bëri gjatë vizitës që pati në komunën e Gjilanit.

Çështjen e ndarjes së fondit Hoti e pati përmendur edhe disa ditë më herët, teksa vizitoi Vushtrrinë, një nga komunat më të dëmtuara nga këto vërshime.

/GazetaSinjali/