image Qeveria për Radomiroviqin: S’ka qenë i përfshirë në operacione ushtarake gjatë luftës në Kosovë

Politikë

Qeveria për Radomiroviqin: S’ka qenë i përfshirë në operacione ushtarake gjatë luftës në Kosovë

news image

Me të dhënë dorëheqje ministrat e Listës Serbe, nga Qeveria e Kosovës, Albin Kurti si shef qeverie kishte zgjedhur njerëz të tjerë për t’i emëruar në pozitat që tashmë ishin të lira.

Ministrin që e udhëheqte Goran Rakiq e mori Nenad Rashiq, kurse zëvendës i tij u bë Radoica Radomiroviq. Ai gjatë kohës së luftës në Kosovë kishte shërbyer në ushtrinë e armatës serbo-jugosllave.

Madje këtë e ka konfirmuar vet Radomiroviq, veçse ka mohuar se kishte qenë pjesë e aksioneve.

Ai ka thënë se ka punuar si civil në administratë në Kazermë në Mitrovicë.

Për këtë çështje janë deklaruar edhe nga Qeveria. Përgjigja e tyre, lë të kuptohet se ekzekutivi ka qenë në dijeni për aktivitetin e Radomiroviqit, gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë ka thënë për RTV Dukagjini se “Institucionet tona kanë verifikuar të gjitha të dhënat duke konfirmuar që ai nuk ka qenë i përfshirë në operacione ushtarake apo të ngjashme gjatë luftës në Kosovë. Ai ka bartur pozitën e kontabilistit në administratë si staf civil”.

Mirëpo këtë emërim po e kundërshtojnë partitë opozitare.

Të papranueshëm një gjë të tillë po e cilëson deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj.

Qeverinë Kurti, ajo e vlerëson si antikombëtare.

Derisa Lista Serbe ka kohë që është larguar nga institucionet, zyrtarët e tyre nuk shërbejnë në ekzekutivin kosovarë.

Në ndërkohë, 10 deputet të kësaj partie vazhdojnë të marrin paga në Kuvendi i Kosovës, pa shkuar kurrë në punë.

/GazetaSinjali/