Kushtrim Cukaj është shkarkuar nga posti i sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Integrimit Evropian.
Komisioni Disiplinor ka marrë këtë vendim duke thënë se Cukaj u shkarkua për “shkelje të rënda dhe të shumta të detyrave të punës gjatë ushtrimit të funksionit të tij në këtë pozitë”.
Në arsyetimin e vendimit thuhet se Cukaj ka bërë shkelje të rënda dhe të shumta të detyrave të punës gjatë ushtrimit të funksionit të tij si sekretar në Ministrinë e Integrimit Evriopian.
Anëtarë të këtij komisioni janë: zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, ushtruesi i detyrës së ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministrja në detyrë e Pushtetit Lokal, Emilja Redzepi, Naim Bardiqi dhe Edi Gucia./Gazeta Sinjali/