Qeveria e Kosovës, aktualisht është duke mbajtur mbledhje, shkruan Gazeta Sinjali.
Në këtë mbledhje, Qeveria i ka ndarë mbi 5 milionë euro për sektorin e shëndetësisë dhe sigurisë për muajt prill-maj.
“Përmes këtij vendimi ndahen mjete shtesë për sektorin e shëndetësisë dhe sigurisë në vlerë totale mbi 5 milionë për muajin prill-maj me shtesa prej 100 euro për teknikë, 150 euro për mjekë dhe infermierë dhe 100 euro për policë”, tha ministri i Fininacave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati./Gazeta Sinjali/