image Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për Policinë e Kosovës

Kosovë

Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për Policinë e Kosovës

news image

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Republikës së Kosovës, është vendosur që të ndahet shuma prej 2 milionë e 52 mijë euro për policët e Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.

“Qeveria sot vendosi gjithashtu që nga kursimet dhe ndarjet buxhetore të këtij viti të ndajë shumën prej 2 milionë e 52 mijë euro për kompensimin e shtesave në pagë për punën jashtë orarit për Policinë e Kosovës gjatë vitit 2018”, ka shkruar Haradinaj. /Gazeta Sinjali/