image Qeveria miraton projektbuxhetin për vitin 2020

Kosovë

Mbledhja/ Qeveria miraton projektbuxhetin për vitin 2020

news image

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për vitin 2020, shkruan Gazeta Sinjali.

Ky projektligj do t’i dërgohet Kuvendit të Kosovës për votim.

Për vitin 2020, të hyrat pritet të jenë mbi 2 miliardë euro, kjo do të shënojë rritje në një normë prej 7 për qind.

“Për vitin 2020 të hyrat pritet të jenë mbi 2 miliardë euro, në krahasim me vitin paraprak ka një rritje me një normë për 7 për qind. Kjo hyrje vjen nga të hyrat tatimore”, tha ministri i Financave, Besnik Bislimi.

Po ashtu, Bislimi, ka treguar për sfidat që do t’i kenë edhe me borxhet që kanë mbetur nga qeveria e kaluar, si dhe kontratat e nënshkruara./Gazeta Sinjali/