Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar projektligjin që e cakton pagën minimale në vlerë prej 250 euro neto apo 264 euro bruto.
Me këtë vendim do të bëhet ora e punës në vlerë 1.5 euro.
Është miratuar edhe ndryshimi i shkallës tatimore, që parasheh që të gjitha pagat të mos tatohen në 250-euroshin e parë.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se pavarësisht sa është lartësia e pagës, për pjesën e 250 eurove nuk do të ketë tatim në pagë.
Ndërkaq, ministri Financave, Hekuran Murati në arsyetim të propozimit ka bërë të ditur se do të duhet të ndryshohen edhe ligjet që ndërlidhen me pagën minimale.