Qeveria e Kosovës mbledhjen e sotme ka miratuar themelimin e Komitetit Ndërministror për koordinimin e procesit, përzgjedhjen e projektit dhe monitorimin e procesit të implementimit të projektit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Kryeministri Albin Kurti propozoi që Komiteti ndërministror më këtë përbërje: Albin Kurti, Hajrullah Ceku, Liburn Aliu, Rozeta Hajdari, Hekuran Murati, përfaqësues nga familja Jashari, drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, drejtori i Muzeut, drejtori i Insitutit të Historisë, drejtori i Institutit Albonologjik, Bekim Jashari, përfaqësues nga shoqata e arkitekteve, Emin Lati nga Organizata e Veteranëve të Luftës e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /Gazeta Sinjali